×
  • Lajme
  • Shqipëria / Shkodër

    Dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, nëna dhe tre fëmijët u dhunuan sistematikisht nga babai i tyre

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 13:12

    Një grua bashkë me tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna në Shkodër, shkruan Reporteri.net.

    Një nga fëmijët, një vajzë 9-vjeçe është gjetur e pajetë dhe me shenja dhune, që sipas policisë janë shkaktuar nga babai i saj, Ergys Arazi.

    Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arazi për dhunë në familje, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

    Fëmijët e tjerë janë të moshës 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

    Top Channel raporton se gruaja dhe fëmijët janë dhunuar sistematikisht nga babai i tyre, 31-vjeçari i cili tashmë është nën pranga.

    Policia shqiptare: Nëna dhe tre fëmijet dyshohet se u vetëmbytën në lumin Buna, arrestohet 31-vjeçari

    Siç raportoi policia orë më parë, gruaja dhe tre fëmijët ishin larguar edhe nga banesa për shkak të dhunës që kishte ushtruar bashkëshorti i saj, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!