×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gruaja me tre fëmijet dyshohet se u vetëmbytën, detaje të reja nga ngjarja tragjike sot në Shkodër

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 15:43

    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

    Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët”, raporton Top Channel.

    I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

    Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39 vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

    Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

    Dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, nëna dhe tre fëmijët u dhunuan sistematikisht nga babai i tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!