Kanë vazhduar edhe sot përplasjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përderisa parashihej që këtë pasdite të zhvillohej procesi zgjedhor në degën e LDK-së në Podujevë, saktësisht në shkollën ‘Ibrahim Rugova’ një gjë e tillë nuk u arrit për shkak të përplasjeve që ndodhën aty.
Sipas burimeve të Indeksonline, procesi zgjedhor ka mbetur në gjysmë pasi filluan mosmarrëveshjet e që më pas vazhduan edhe me përleshje fizike.
Përleshjet fizike kanë qenë aktive thuajse në çdo degë e nëndegë të LDK-së në këtë proces zgjedhor i cili po del të jetë shumë i dëmshëm për një nga partitë më të mëdha në vend.