×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: “Kurti nuk është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë, nuk flasim në emër të Beogradit se a e kanë refuzuar planin franko-gjerman”

    Reporteri
    09 Nëntor 2022 | 15:28
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Zoti Kurti nuk është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë dhe se nuk i takon atij të të tregojë çfarë ka vendosur Serbia, ka thënë një zëdhënëse e BE-së për gazetën online Reporteri.net pyetur rreth pohimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se është Serbia ajo që ka refuzuar planin franko-gjerman, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse Bashkimi Evropian në përgjigjen për gazetën online Reporteri.net, as nuk e mohon e as pohon se a e ka refuzuar ose jo Serbia propozimin franko-gjerman, thotë se “nuk jemi në dijeni që zoti Kurti është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë”.

    Pyetur nga gazeta online Reporteri.net se “a është fakt se Serbia, siç thotë Kryeministri Kurti, e ka refuzuar planin franko-gjerman”, një zëdhënëse e BE-së i tha gazetës online Reporteri.net se “Ne nuk jemi në dijeni që zoti Kurti është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë prandaj për pozicionin e Serbisë do të ishte e duhur të kërkojmë përgjigje nga autoritetet serbe”.

    “Ne nuk flasim në emër të tyre”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

    Në anën tjetër, zëdhënësja i refereohet deklaratës së shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell që “menjëherë” të shtyhet çështja e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e targave ilegale “KM” si dhe masat ndëshkuese.

    “Autoritetet e Kosovës të respektojnë obligimet e tyre pa u vonuar. Kjo do të thotë që të zgjatet menjëherë procesi i riregjistrimit të veturave dhe pezullimi i masave ndëshkuese ndaj vozitësve me targa KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët përmes dialogut”, thuhet në përgjigjen për Reporteri.net.

    Kryeministri Kurti tha se Aleksandar Vuçiç e ka refuzuar planin franko-gjerman, dhe si nevojë të tij për ta maskuar refuzimin ka thirrur për tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

    Me të refuzuar këtë plan, Kurti tha se Vuçiç iu kthye metodave destabilizuese në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!