Kishat në Greqi, natën e kaluar, kryen ritet fetare të së Shtunës së Pashkëve me bashkësitë, ritet që nuk kishin qenë në gjendje t’i bënin në mars për shkak të bllokimit nga pandemia COVID-19.
Kryepeshkopi grek, Jeronimos, drejtoi një meshë në Katedralen e Athinës në orën 21:00 deri në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa mijëra besimtarë ortodoks u mblodhën në kishat në të gjithë vendin për të kënduar himne duke festuar Ringjalljen e Krishtit.
Sinodi i Shenjtë tha se shërbimet do t’u japin besimtarëve mundësinë të përjetojnë gëzimin e Pashkëve, nga e cila ata u privuan për shkak të pandemisë koronavirus.
Kishat u rihapën më 17 maj pas një bllokimi gati dymujor që bëri që shërbimet e Pashkëve të kryheshin pa besimtarët. /Reporteri.net/