×
  • Lajme
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka rënë dakord të dëgjojë shqetësimet e SHBA-së përpara se të nisë një pushtim në Rafah

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 18:04

    Izraeli ka rënë dakord të dëgjojë shqetësimet dhe mendimet e SHBA-së përpara se të nisë një pushtim të qytetit Rafah në Gaza, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

    Ai, duke folur për ABC, tha gjithashtu se Izraeli ka filluar të përmbushë angazhimet që i bëri presidentit amerikan, Joe Biden, për lejimin e ndihmës në veri të Gazës.

    Izraeli ka sinjalizuar se planifikon të vazhdojë me një operacion tokësor në jug të Rafahut, e vetmja pjesë e Gazës ku nuk ka dërguar trupa.

    Më shumë se gjysma e popullsisë së territorit palestinez prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim në Rafah pasi ikën nga bombardimet izraelite në vendet tjera.

    Plani i kërcënuar prej kohësh për të sulmuar qytetin ka tërhequr kundërshtimin e fortë nga aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, të cilat thanë se do të shkaktonte mijëra viktima civile dhe do të pengonte më tej dërgesat e ndihmave.

    Bideni ka paralajmëruar më parë se Izraeli nuk duhet të hyjë në Rafah pa plane të besueshme për të mbrojtur civilët, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!