×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars mbi 240 milionë euro

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 12:02

    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vetëm në muajin mars të këtij viti vlera e kredive të reja ka qenë 241 milionë euro, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në njoftimin e bërë, vlera e dispozitave të reja për muajin mars ka qenë mbi 69 milionë euro.

    Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, e

    Njoftimi:

    ● 7.50 miliardë euro, vlera aseteve bankare

    ● 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto

    ● 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve

    ● 241.20 milionë euro, vlera e kredive të reja

    ● 69.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja

    ● 84.70%, raporti kredi-depozita

    ● 6.24%, norma e interesit në kredi

    ● 2.71%, norma e interesit në depozita

    Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.

    Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09
    miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.

    Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro.

    Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

    Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%.

    Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!