×
  • Lajme
  • Lajme

    Endriti uron Thaçin: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t’i gëzohemi lajmit të kthimit tënd

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 10:32

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

    Djali i tij, Endriti përmes rrjeti social ‘Instagram’ ka uruar Thaçin.

    ”Babi sot po i mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me neve, duke iu gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja, nga miqt. Jam i bindun që ditëlindjen e ardhshme , ne familja dhe shokët e tij do t’na vjen radha të gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua bab”, ka shkruar Endriti.

    @reporterimedia Hashim Thaçi sot mbushi 56 vjeç. A besoni në pafajësinë e tij? #hashimthaqi #hashimthaçi #lajmifundit #lajmeshqip #lajme #lajmetefundit #kosova #kosovatiktok #kosova🇽🇰 ♬ original sound – Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!