×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Pas Manastirit të Deçanit, priteni dhuratën e dytë nga Kurti, “Zajednicën”

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 12:51

    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shumë shpejt do të “bëjë dhuratën për Zajednicën”, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Haradinajt, pas asaj që kryeministri Kurti bëri me vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit, tani radhën e ka Asociacioni.

    Siç thotë anëtari i AAK-së, “ky është patriotizmi i Kurtit”.

    “Pas tokave të Manastirit… që i’a dhuroi gratis, priteni dhuratën e dyte të Kurtit për Serbinë, Zajednicën… Ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!