×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj uron Thaçin për ditëlindje: Urime president, Kosova të pret

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 13:45

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për ditëlindje.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxhaj shkroi: “Urime ditëlindjen President! Sot, të jesh krenar për të kaluarën, sot harroje të tashmen dhe shiko përpara për të ardhmen, sepse gjërat më të mira nuk kanë ardhur ende. Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku, miku im. Kosova të pret”.

    Thaçi mbushi sot 56 vjet jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!