×
  • Lajme
  • Lajme / Qëndrim i PDK-së

    Krasniqi u kërkon përfaqësuesve të Këshillit të BE-së largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 20:15

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të BE-së, COWEB, përcjell Reporteri.net.

    Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takim ka shprehur qëndrimin e PDK-së në lidhje me temat të cilat i përkasin raportit të Kosovës me BE-në.

    “Bashkë diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, respektivisht dialogun, zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës dhe nevojën që sa më parë të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë”.

    “Edhe në këtë takim, ritheksova se vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i një shumice qeverisëse që udhëhiqet nga PDK, mund të krijoj kushtet për rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!