×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 18:31

    Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me takimin e radhës me kryetarin e landit të Niedersachsen, Stephan Weil.

    Në njoftim thuhet se Kurti fillimisht e falënderoi për ftesën në darkën e djeshme, ku takoi edhe ministrin e Ekonomisë të Gjermanisë, njëherësh zëvendës kancelarin gjerman, Robert Habeck dhe ministrin e Industrisë dhe Resurseve Minerale të Arabisë Saudite, Bandar Alkhorayef.

    “Gjatë bashkëbisedimit, u trajtuan tema si bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor dhe rëndësia e bashkëpunimi rajonal në përgjithësi. Biseduan për energjinë e ripërtëritshme, marrë parasysh potencialin dhe investimet që po bën Kosova këtë sektori dhe përvojën e landit të Niedersachsen në këtë fushë, si dhe për sektorin e teknologjisë dhe industrisë dhe ofertën e vendit tonë për investitorë të huaj”.

    “Rëndësi e veçantë iu kushtua dhe mërgatës sonë atje, kontributin e tyre jo vetëm nga ana ekonomike por edhe në jetën shoqërore e kulturore në Gjermani dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave. Në këtë takim, Kryeministri Kurti u shoqërua dhe nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!