×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 18:50

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim deputetë të Parlamentit të Finlandës, njëherësh anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuar nga Kryetari i Komitetit, Kimmo Kiljunen.

    Siç njofton kumtesa, në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe për zhvillimet e fundit.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Finlandës në çdo etapë të shtetit tonë. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka falënderuar deputetët finlandez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi për fuqizimin e të drejtave të njeriut për çdo qytetarë pa dallim, forcimin e demokracisë, si dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

    Ndër të tjera, në takim u fol edhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit Kosovë-Finlandë, një synim i përbashkët i të dyja shteteve./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!