×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret në takim Sekretaren e “Alwaleed Philanthropies”, e falënderon për donacionin që ia solli Kosovës

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 12:41

    Sot në mëngjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate që po viziton Kosovën, përcjell Reporteri.net.

    “Alwaleed Philantropies janë në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin e Presidentes së Kosovës ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK nga ana e Alwaleed Philanthropies”, thuhet në njoftim.

    Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës.

    Princesha Lamia bint Majid Al Saud, e cila aktualisht ndodhet në Prishtinë, është nderuar sot nga kryetari Përparim Rama me “Çelësin e Qytetit”.

    “Nderuam me “Çelësin e Qytetit” shkëlqesinë e saj, princeshën, Lamia bint Majid Al Saud, një filantropiste e mirënjohur botërore”, shkroi Rama në Facebook.

    Kryetari Rama tha se Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri një donacion në Kosovë duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

    Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, sjell aparat për diagnostikimin e kancerit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!