×
  • Lajme
  • Lajme / Lajme

    Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, sjell aparat për diagnostikimin e kancerit

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 12:33

    Princesha Lamia bint Majid Al Saud, e cila aktualisht ndodhet në Prishtinë, është nderuar nga kryetari Përparim Rama me “Çelësin e Qytetit”, shkruan Reporteri.net.

    “Nderuam me “Çelësin e Qytetit” shkëlqesinë e saj, princeshën, Lamia bint Majid Al Saud, një filantropiste e mirënjohur botërore”, shkroi Rama në Facebook.

    Kryetari Rama tha se Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri një donacion në Kosovë duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

    “Shumë falënderues për kontributin e saj në shëndetësi dhe në shumë fusha tjera. Gjithashtu, falënderoj Presidenten Jahjaga e cila shoqëroi Princeshën Lamia bint Majid Al Saud në takim”, njoftoi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!