×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarimi në APK

    Pasuria e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci: Banesë, garazhë, mbi 6 mijë euro në bankë dhe një kredi për të shlyer

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 18:22

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Maqedonci ka dekalruar se posedon banesë në vlerë 50 mijë euro dhe garazhë në vlerë 3 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Në emër të bashkëshortes ka dekalruar një veturë të tipit Renault në vlerë 18 mijë e 400 euro.

    Në bankë ka të ruajtura mbi 6 mijë euro, si dhe ka një kredi për të shlyer deri në vitin 2029.

    Pagë vjetore si ministër i Mbrojtjes merr 20 mijë e 664 euro, kurse mëditje nga udhëtimet zyratre ka deklaruar se ka marrë 3 mijë e 100 euro, kurse nga pensionet e FSK-së 6 mijë e 672 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!