×
  • Lajme
  • Lajme / Janar-Mars

    Publikohen shpenzimet për tre muaj, VV e para me mbi 334 mijë euro, PDK në vend të dytë dhe LDK e treta

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 13:35

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2024) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

    Në tre muajt e parë të këtij viti, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 334 mijë e 427 euro.

    Sipas këtij raporti të publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në vend të dytë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës.

    Kjo parti politike, për periudhën janar-mars 2024 ka shpenzuar 167 mijë e 193 euro.

    Lidhja Demokratike e Kosovës nga janari deri në mars, ka shpenzuar 155 mijë e 110 euro, duke u radhitur kështu e treta si parti politike për nga shpenzimet që kanë pasur.

    82 mijë e 225 euro është shuma që ka shpenzuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!