Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku burri ka vrarë gruan e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe rreth orës 12:52 të kësaj të mërkure.
Pas një konflikti në familje dyshohet se Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me shufur hekuri bashkëshorten e tij 44- vjeçare Laureta Sulo.
Viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vazhdojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk janë dhënë detaje për motivin e kësaj vrasje.