Një 51-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia. Në automjetin e tij janë sekuestruar edhe 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.
51-vjeçari u kap duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.
Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motorr, kabinë, bagazh e kroskot.