Një naftëtar i Rafinerisë së naftës në Ballsh ka mbetur i plagosur, teksa punonte, si pasojë e shpërthimit të një pusi nafte.
Punonjësi i plagosur Viktor Balla, 51 vjec është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit. Nga raportimet e para thuhet se Balla ka pësuar djegie në 40% të trupit.
Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan shpërthimin.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në periferi të qytetit.