×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detajet nga policia

    Tritol në banesën e një gjyqtari në Shkodër

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 8:53

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

    Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur tek porta e oborrit të banesës, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

    Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!