Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes fotografisë së faljes së Namazit në sheshin Skënderbej, Velilaj uroi shëndet, fat e begati në të gjitha familjet.
“Gëzuar Bajramin!
Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjëruan këtë muaj të shenjtë!
Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.
Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje”, ka shkruar ai.