×
  • Lajme
  • Lajme / Maksimalja 16 gradë

    Sot mot më i butë e me diell

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 7:12

    Për ditën e mërkurë parashihet të mbretëroj mot më i butë dhe kryesisht me diell, por se do të fryjë edhe erë më e theksuar nga jugperëndimi, mesatare dhe fuqishme prej 7-15m/s, e nga Dukagjini me hove deri në 20m/s. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës arrijnë deri në 14C e 16C.

    Vranësira dhe të reshura shiu shtrihen mbi vend edhe të enjten orëve të mëngjesit, për të vazhduar lokalisht orëve të pasdites, njofton Prishtina Weather.

    Temperaturat pësojnë rënie në 10C e 12C.

    Ditën e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites. Nga dita e shtunë më ngrohtë me më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 24C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!