×
  • Lajme
  • Lajme / Pezullimi

    Studentët ndërprejnë Konferencën e MASHTI-t, kërkojnë përjashtimin e Xhevat Krasniqit nga UP-ja

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 11:18
    Foto: Ekonomia Online

    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, transmeton Reporteri.net.

    Kërkesa e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual.

    Më 23 prill, me rekomandimin e Këshillit të Etikës, Rektori i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar vendimin për ta pezulluar nga detyra profesorin e Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi.

    Paraprakisht, në mbledhjen e së martës, Këshilli i Etikës kishte rekomanduar suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, dhe dërgimin e rastit të tij në organet kompetente.

    “Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe me rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të prof. Xhevat Krasniqi me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë së shtetit”, thuhet në vendimin e Rektoratit Qerim Qerimi.

    UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar më vonë se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së”.

    Prokuroria inicion rast ndaj Xhevat Krasniqit në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual”

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të Rektoratit dhe Këshillit të Etikës është pezulluar nga puna si profesor në Universitetin e Prishtinës si i dyshuar për ngacmime seksuale ndaj studentëve.

    Ajo ka thënë se “asnjë shkelje nuk do të mbetet pa ndëshkuar në universitetet kosovare”.

    Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit

    Gazeta Online Reporteri.net, ka publikuar pasurinë e Xhevat Krasniqit, profesorit të dyshuar për ngacmime seksuale. Këtë e ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!