×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Vdes një person në Pejë, dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 20:10

    Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë pasi është goditur, siç dyshohet, qëllimshëm, përcjell Reporteri.net.

    I dyshuari që goditi këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!