×
  • Lajme
  • Lajme / Aksion i policisë

    Zbulohen dy bunkerë dhe armë në Prishtinë dhe Gjilan

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 17:42

    Policia e Kosovës pas një operacioni ka zbuluar dy bunker dhe armë zjarri.

    PK-ja ka njoftuar se ka kryer operacionin në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit dhe gjatë këtij operacion janë zbuluar bunkerët dhe disa armë dhe municion.

    “Me datë 26.04.2024 njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e :

    2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale),

    Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,

    Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,

    Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.

    Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,

    Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale, ka sqaruar policia.

    Dy persona janë arrestuar. Ata janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së Prishtinë për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!