×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Theren me thikë dy nxënës në Drenas, dërgohen për mjekim në QKUK

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 9:04

    Dy nxënës janë sulmuar me thikë në Drenas.


    Deri të therja me thikë erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre dhe dy të tjerëve të cilët edhe i sulmuan me thikë.

    Policia e Kosovës njofton se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

    “Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!