×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina e fiton në fund derbin ndaj Trepçës, vazhdon me kryesimin në tabelë

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 22:13

    Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës në derbin e javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “1 Tetori” u mbyll me rezultatin 78:75, shkruan Express.

    Mitrovicasit ishin në shumicën e kohës në epërsi, por e humbën ndeshjen në fundin e saj.

    Derrick Wilson me 14 pikë dhe Jan Palokaj me 13 sosh ishin më meritorët në fitoren e kryeqytetasve.

    Drilon Hajrizi ishte më i dalluari te “Xehetarët” me 23 pikë.

    Prishtina pas kësaj fitore ka 44 pikë në krye të tabelës, me bilanc prej 19 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

    Trepça renditet e katërta me 40 pikë, me bilanc prej 15 fitoreve dhe 10 humbjeve.

    Prishtina në javën e ardhshme luan në udhëtim kundër Bashkimit, kurse Trepça e pret Pejën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!