×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / VIDEO

    Çështja e Presidentit, nis takimi Kurti-Abdixhiku

    Reporteri
    23 Shkurt 2026 | 14:17

    Ka nisur sot në Kuvend takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

    Para nisjes së takimit, Kurti nuk u deklarua për mediat.

    “Tash duhet të fillojmë takimin dhe pastaj shohim.”, tha ai shkurt.

    As kreu i LDK nuk ka folur për mediat para takimit.

    Mbrëmjen e së dielës, më 22 shkurt, kryeministri zhvilloi gjithashtu një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ky i fundit deklaroi se partia që ai drejton nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për proceset shtetërore.

    Sipas afateve kushtetuese, Kosova duhet të zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, pasi mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i përfundon në fillim të prillit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!