Kryeministri holandez, Mark Rutte, u është bashkuar vendeve të tjera perëndimore dhe të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Holanda nuk do t’i njohë kurrë rajonet e aneksuara të Ukrainës si pjesë të Rusisë.
Rutte tha se qeveria holandeze kurrë nuk do të pranojë pushtimin e Donetsk, Luhansk, Kherson apo Zaporizhzhia “ashtu si aneksimin e Krimesë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Bota nuk do të pranojë që Putini të ndryshojë kufijtë e pranuar me një goditje të lapsit”, tha ai.
Ai shtoi se Perëndimi do të “vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë në çdo mënyrë të mundshme”, për të ndalur makinerinë e luftës të presidentit rus, duke theksuar mbështetjen e tij për pakon e sanksioneve të BE-së, për të cilën po punohet aktualisht.