×
  • Lajme
  • Lajme / Anëtarësimi

    Kusari-Lila thotë se nuk ka kërkesë që Asociacioni të dërgohet në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 22:10

    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e Ministrave “nuk është kërkesë formale”.

    Kusari- Lila tha se procesi i dialogut dhe ai i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk kanë qenë të lidhura por po “mundohet” të bëhet një lidhje.

    “Tani është e qartë që dialogu dhe procesi i anëtarësimit në KiE nuk kanë qenë të lidhura. Politikisht po mundohen me bë një lidhje ose është shty me u bë një lidhje. Si e tillë kjo është kontraproduktive dhe i bie që në rast se shtyhet me një agjendë që po e dikton Serbia, përkundër që hapat e vet i ka në kundërshti me procesin e zbatimit të marrëveshjeve, atëherë është kontraproduktive edhe për shtetin tonë edhe për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovë”, tha Kusari- Lila.

    Kusari-Lila mohon se ka korrupsion brenda qeverisë: Cilët janë politikanët që janë bërë milionerë brenda dekadës?

    Ajo tha se për 10 ditë nuk mund të bëhet për 10 ditë diçka që nuk është për bërë për 10 vjet.

    “Nuk mundet me u bë diçka për 10 ditë ose dy javë sa kanë mbet çka nuk është bë për 10 vjet. Së pari nuk ka një draft statut të kompletuar, ka një propozim që nuk është formal, u është dhënë palëve, si propozim i tillë ai që ka ardhë përmes ndërmjetësve e pastaj është kërku me iu dhënë edhe opozitës dhe tashmë është publik, dokument që kanë pasë qasje të gjithë. Ka nevojë për trajtim të natyrës tjetër në punë që mundet me u bë për atë draft përfshirë edhe përfaqësuesit e komunave. Në raportin që prezantohet zyrtarisht para ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtarë të KiE, në asnjë pikë nuk shkruan si kusht që Kosova duhet ta dërgojë në Kushtetuese. Siç e dini që raporti i Bakoyannis nuk e parasheh këtë sepse ka shkuar si garanci letra e tre drejtuesve të shtetit për të gjitha marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre menjëherë pas anëtarësimit të Kosovës në KiE në proces të dyanshëm”, tha Kusari- Lila në “Pressing”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!