×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Gjakovë

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 20:52

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.

    “Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!