×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti tragjik në Shirokë të Suharekës: Dy të vdekurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 18:50

    Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ka ndodhur sot mes një motoçiklete dhe një veture në Shirokë të Suharekës.

    Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren për Gazetën Online Reporteri.net.

    Drejtori Aliu ka thënë se sipas informatave të para dyshohet se dy personat që kanë vdekur i përkasin moshës së re.

    “Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë drejtori Aliu për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!