×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti takon protestuesit para minierës së Trepçës

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 13:04

    Dhjetëra protestues të cilët prej ditësh po protestojnë para hyrjes së minierës Trepça në Stantërg, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, sot janë takuar me kryeministrin, Albin Kurti, kryekuvendaren Vjosa Osmani, të cilët kanë shkuar në Mitrovicë për 31 vjetorin e grevës së minatorëve.


    Protestuesit i kanë thënë kryeministrit Kurti se është bërë padrejtësi në konkursin e tyre, pasi sipas tyre janë punësuar vetëm njerëz të afërt të partive, andaj kanë kërkuar të shkarkohet Bordi i Trepçës.

    Kurti u ka premtuar se do të merret me rastin e tyre, ndërsa ka thënë se ka ikur koha e padrejtësive kur njerëzit punësohen përmes lidhjeve politike.

    Por kreu i ekzekutivit i ka thënë atyre se nuk mund t’ua zgjidh problemin për të cilin po aludojnë brenda një kohe të shkurtër, shkruan Reporteri.net.

    “Këtë s’mund ta bëjmë për një ditë as për një javë, por s’do të ndalemi, sepse nuk mjafton që i vetmi pushteti të ndërrohet qeveria, por edhe pushtetet tjera. Të gjithë ju që mendoni që keni përjetu padrejtësi duhet të ankoheni edhe ne do të kujdesemi që ankesat të shqyrtohen pa vonesa dhe me drejtësi. Janë hap konkurse nëpër fushata, për me punësu njerëz me librezë partie e mbiemra të përshtatshëm, kjo kohë duhet të marrë fund, dhe po merr fund, por unë nuk mundem për një here sot ose javën e ardhshme të rregulloj problemet që janë shkaktuar për vite”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!