×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Arrestohet shoferi që dyshohet se goditi qëllimshëm për vdekje një këmbësor

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 20:34
    Fotografi ilustruese.

    Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë pasi është goditur, siç dyshohet, qëllimshëm. Ndonëse ishte larguar nga vendi kritik, i dyshuari është arrestuar, përcjell Reporteri.net.

    S.J., nga Elbasani, dyshohet se e ka goditur qëllimshëm me veturë këmbësorin I.O., po ashtu nga Elbasani, sot në Pejë. I.O., ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

    Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, e ka konfirmuar arrestimin e S.J., nën dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrjeje”.

    “Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qellime hakemarreje”, tha Nikçi.

    Nikçi tha se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

    Vdes një person në Pejë, dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!