×
  • Lajme
  • Lajme / Podgoricë

    Bislimi në takimin ministerial të BP me BE-në, flet për rëndësinë e Planit të Rritjes

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 15:47

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes, përcjell Reporteri.net.

    Në njoftimin për media nga qeveria, thuhet se pas takimeve të fundit të zhvilluara në Tiranë në fund të muajit shkurt, ai i sotmi u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të ministrive që mbulojnë fushat e integrimit evropian dhe të financave e ekonomisë, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

    Përgjatë tryezave të diskutimit dhe sesionet e zhvilluara në kuadër të ngjarjes së sotme, bisedat u fokusuan rreth prioriteteve të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

    “U theksuan veçanërisht aksesi në Single Euro Payment Area (SEPA), fuqizimi i shkëmbimeve tregtare dhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe avancimi në fushat e teknologjisë, digjitalizimit e inovacionit”, thuhet në njoftim.

    Në adresimet e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i vlerësoi ato si nisma të mirëpritura, e ku Kosova po angazhohet intensivisht.

    Më tej, ai theksoi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe të bashkëpunimit rajonal, kontributin dhe punën e bërë nga ekipi ynë në këtë proces, si dhe nënvizoi veçanërisht përkushtimin për përfundimin e agjendës së reformave, finalizimin sipas planit rajonal që është në muajin e ardhshëm e përfundimin e ligjeve të nevojshme për aderim në SEPA.

    “Në përfundim, zëvendëskryeministri shtoi se Republika e Kosovës është e gatshme që në të ardhmen e afërt, organizime të tilla si ngjarja e sotme, të zhvillohen edhe në vendin tonë”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!