×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Mitrovicë: Hera e dytë me telefon në dorë, policia e gjobit shoferin me 200 euro dhe ia merr lejën

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 12:36

    Policia e Kosovës ka dënuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti po përdorte telefonin gjatë vozitjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Poashtu, gjatë verifikimit, i njëjti edhe dy javë kishte pasur një rast të tillë, dhe duke qenë se është rasti i dytë ai është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe i është marrë patent shoferi për tre muaj.

    Njoftimi:

    I merret patentë shoferi kundërvajtësit që haset duke përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit

    Mitrovicë, 06 maj 2024

    Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit.

    Gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

    Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!