×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kujton Luan Haradinajn: Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 13:20

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Luan Haradinaj në 27 vjetorin e rënies, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, Krasniqi ka shkruar që edhe pse rrugëtimi i fundit i tij drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve.

    “Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj”, ka shkruar mes tjerash Memli Krasniqi.

    Postimi:

    27 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, Luan Haradinaj. Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit.

    Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj.

    Lavdi jetës dhe veprës së tij!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!