×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen kamerat përreth lumit Buna, kërkimet nisin edhe në ujërat malazeze për nënën me dy fëmijët

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 13:33

    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, motra dhe vëllai më i vogël.

    Gazetarja Dorjana Bezat raporton se kamerat kanë fiksuar momentin kur Alma Arrazi ishte e ulur në një kafe pranë Bunës, së bashku me vogëlushët, 9, 6 dhe 3 vjeç.

    Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër 8 ekipe janë angazhuar në kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit, për të gjetur trupat e tyre.

    Po ashtu është kërkuar dhe ndihma e palës malazeze për të shtrirë kërkimet dhe në ujërat fqinje.

    Deri më tani nuk ka asnjë rezultat./TopChannel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!