×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Detaje nga tentim vrasja në Fushë Kosovë: Burri theri me thikë burrin që s’pranoi të bëjë seks me të

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 12:39

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë më në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një person tjetër, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Sipas informacioneve të para, i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë, ku mes të tjerash ka bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari fillimisht ka joshur viktimën që të konsumojë substanca narkotike e më pas edhe të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë.

    Pasi i dyshuari ka hasur në rezistencën e viktimës, i cili ka refuzuar që të konsumojë narkotikë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale, ai dyshohet se e ka sulmuar atë me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet  në njoftimin e Policisë.

    I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

    Reporteri.net do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!