×
  • Lajme
  • Botë / Dy vjet nga lufta

    Ukraina me shumë varre e shtëpi pa burra

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 15:29

    Gati dy vjet qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, korrespodenti i BBC-së Fergal Keane është kthyer në stacionin e trenit në Lviv në të cilin mes muajve shkurt dhe mars të vitit 2022 pa me sy krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

    Në rrëfimin e dy individëve ai ka analizuar se si ka ndikuar lufta – tani në vitin e tretë – te njerëzit në Ukrainë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Dëgjonim të bërtiturat nga larg. Vinin nga grumbulli i të vdekurve, të tjerat mbi varret e hapura dhe shihnim flamuj që nderonin të rënët. Ata valëviteshin nga era e ftohtë.

    Varrezat ushtarake në Fushën e Marsit në Lviv zakonisht janë vend i lutjeve që thuhen pazë dhe dënesave të shumta. Mirëpo në një mëngjes dimri zëri ishte i tërbuar. Vinte nga 100 metra larg, në burrë i moshës së mesme, me uniformë ushtarake që ecte mes varresh. U ndal dhe ngriti duart drejt qiellit. Bërtiti: “Vdekje armikut”.

    Eci edhe pak metra dhe nisi të bërtiste përsëri. Pa fjalë. Veç ulërimë e llahtarshme që shpesh zbehej teksa ai largohej.

    Aty afër rrinte nëna me të bijën që vendosnin lulet te varri i një të riu. I biri. Vëllai. Ato i dëgjonin të bërtiturat, por vazhduan punën e tyre sikur, dy vjet e mijëra të vrarë nga lufta, ishin krejt pjesë e rendit normal të gjërave.

    Shumicën e ditëve ka funerale të luftës në Lviv. Arkivolet sillen së pari në Kishën e Shën Pjetrit dhe Paul Garrison. Isha dëshmitar i funeraleve të para të pushtimit rus në shkurtin e vitit 2022. Atëherë, lufta ndihej sikur një betejë për mbijetesën kombëtare.

    Qyteti i Lvivit po bëhej gati për krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

    Më shumë se 10 milionë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe stacioni i trenit në Lviv mbushej me refugjatë që iknin drejt perëndimit. Rrëfimet dhe përjetimet nga vendet e tmerreve si Bucha dhe Mariupoli vinin me secilin vagonë të refugjatëve.

    Kjo dramë rroki vëmendjen e botës. Njerëzit luftonin që të hipnin në trena. Të moshuarit dhe të sëmurët barteshin mes turmave.

    Në prapavijë dëgjoheshin gjithnjë të qarat e fëmijëve, zëra nga stacioni, fishkëllimat e trenave që vinin dhe largoheshin. Ndërkaq, sirenat e bombardimeve ishin sinjal për njerëzit se vdekjen e kishin pranë.

    Me kthimin gjeta stacionin që veç është mësuar me luftën. Nuk ma më turma të mëdha njerëzish në platformën numër pesë. Atëherë shumë vullnetarë, kuzhinierë, muzikantë, me mirësinë e tyre ua lehtësonin punën shumë refugjatëve.

    Tani ka burra e gra të reja që presin në të ftohtë për trenat që çojnë drejt luftës. Dhe ka shumë familje që po ktheheshin nga shtetet e tjera për të vizituar më të dashurit e tyre që kanë mbetur në Ukrainë.

    Dy vjet pas, lufta është e zakonshme në stacionin e Lvivit. Dhe kudo, histori të asaj që është humbur/ Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!