×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb kontrollin e mjetit dhe bie në lumin Lana, vdes një person në Shqipëri

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 23:50

    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës.

    Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në Bërxullë, në drejtim të Rinasit, shtetasi me inicialet Xh.H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

    Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!