×
  • Lajme
  • Shqipëria / Revista e njohur

    Forbes: Ksamili, kryeqytet i rinisë, mes plazheve më të mira në Europë

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 7:58

    Ksamili dhe ishujt e tij janë bërë pjesë listës prestigjioze të “Forbes” si plazhet më të bukura të Evropës.

    Në një renditje të 15 plazheve më të tërheqës të kontinentit ku bien në sy emra mjaft të njohur të turizmit bën pjesë edhe Shqipëria me plazhin e vogël të rivierës së jugut.

    “Katër ishujt e Ksamilit të Shqipërisë, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e tyre të harlisur dhe të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen vetëm me varka të vogla”, thuhet në shkrimin e “Forbes”.

    Revista e njohur citon se ky vend gjendet vetëm 20 minuta me makinë nga qendra e Sarandës.

    “Ksamili është një fshat në rivierën e Shqipërisë së Jugut, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve. Ishujt janë ndër destinacionet më të njohura në rajon dhe zona është e njohur për rritjen e ullinjve, limonëve dhe mandarinave”, shkruan Forbs që përmend edhe midhjet që kultivohen në Lagunën e Butrintit pranë Ksamilit.

    Ksamili renditet mes plazheve të njohur Italisë, Spanjës, Greqisë, Maltës e shteteve të tjera. /Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!