×
  • Lajme
  • Lajme / Berlin

    Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 21:53

    Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor. Ai ka thënë se qëndrojnë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë.

    “Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Kurti.

    “Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë. Nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian”, thuhet ndërkaq në njoftimin e Vetëvendosjes.

    Gjatë ditës së djeshme Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë.

    Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive socialiste për zgjedhjet evropiane të qershorit.

    Ndërkaq, javë më parë, ndërhyrja e Kurti në zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut dhe mposhtja e kandidatit që e përkrahu ai, kanë nxitur kritika të mëdha.

    Kurti, pjesë e mobilizimit edhe për zgjedhjet evropiane

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!