×
  • Lajme
  • Lajme / Policia e Kosovës

    Dy të vdekur brenda ditës, një në Prishtinë e tjetri në Fushë-Kosovë

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 15:14

    Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një rast në Prishtinë dhe një tjetër në Fushë-Kosovë.

    Në Fushë-Kosovë është gjetur një 56-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij.

    “Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

    Ndërsa më vonë gjatë ditës policia ka marrë informatë për një person të shtrirë në në parkun e Taukbahqes në Prishtinë.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, burrë është i vdekur.

    “Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbahqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, shtoi tutje Borovci.

    Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë këto ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!