×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Reagimet për largimin e Escobarit, Çitaku: Për keqardhje, politikën e jashtme amerikane s’e dikton një individ i vetëm

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 16:15
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar reagimet për largimin e të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, nga detyrat që ka pasur në kuadër të rolit të tij si Zëvndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka shprehur keqardhje për këto reagime, duke thënë se politika e jashtme amerikane është konstistente dhe sipas saj, nuk e dikton një individ i vetëm.

    Po i lexoj disa reagime për largimin e Escobar.

    Sinqerisht, për keqardhje.

    Unë mund ta kuptoj që jo secili prej nesh e kupton mënyrën e funksionimit të State Department. Mirëpo, kur histeria dhe propaganda prekë eksponentët e qeverisë Kurti, të cilët mendojnë se kanë fuqi t’i diktojnë politikat kadrovike në SHBA, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik.

    Departamenti i Shtetit nuk është bordi i KEK-ut. Edhe pas Escobar, Escobar do jetë. Politika e jashtme amerikane është konsistente, dhe nuk e dikton një individ i vetëm”, shkroi ajo.

    Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Escobar është drejt transferimit në një rol të ri.

    Kjo vjen në kuadër të rotacionit që oficerët e shërbimit të jashtëm e kanë si rregull të detyrës së tyre dhe që ndodh në mënyrë proceduriale në 1 ose 4 vite të shërbimit të tyre në një detyrë”, thotë në deklaratë DASH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!