×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Incident në Leposaviq, një person sulmoi me shishe xhami patrullën e Policisë dhe KFOR-it amerikan

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 14:45

    Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një tjetër e KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami teksa po patrullonin sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën e fshatit Miokovicë të Leposaviqit, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari fillimisht është arratisur, por më pas është arritur që të kapet dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor ku gjatë intervistimit nga organet e hetuesisë ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

    Po ashtu, Policia bashkë me KFOR-in kanë bastisur shtëpinë e tij ku kanë gjetur dhe sekuestruar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe.

    Po ashtu në pamjet ku shihen gjësendet e sekuestruara, vërehet edhe një armë zjarri.

    Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare.

    I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë.

    Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

    Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

    Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!