×
  • Lajme
  • Lajme

    E mohon Saranda Bogujevci: Nuk kam thënë që do t’i fitonim zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 15:52

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se intervista e saj mbrëmë në një televizion është keqinterpretuar, pasi sipas saj nuk është e vërtetë se ka thënë që “Vetëvendosje do të shënonte fitoren e njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin”.


    “Nga intervista ime mbrëmë në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjejrre tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjejt edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vertetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka thënë se sa i përket Vjosa Osmanit, kanë folur populli në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Ne mund të themi çfarë të duam, por asgje nuk nuk mund të shkoj përtej fjalës së popullit. E sa i përket znj. Osmani, populli tashme ka folur dhe atë bindshëm në zgjedhjejt e 14 shkurtit”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!