×
  • Lajme
  • Lajme / 27 vjetori i rënies së Luan Haradinajt

    Haradinaj: Aleanca me Amerikën na ndihmoi ta fitojmë luftën, të bëjmë edhe ushtrinë

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 12:11

    Në 27 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se falë aleancës me Amerikën, Kosova arriti ta fitoj luftën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pas homazheve në Kompleksin Memorial të Dukagjinit në Gllogjan të Deçanit, Haradinaj tha se Amerika poashtu ndihmoi Kosovën të bëhet e pavarur dhe të bëjë ushtrinë.

    “Në periudhën më të re të historisë sonë, ka ndodhur mrekullia më e madhe e shqiptarëve, që është aleanca me Amerikën. Kjo aleancë na ka ndihmuar me fitu luftën, na ka ndihmu jo vetëm me bo demokracinë, por me u bë të pavarur, edhe me e bë ushtrinë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

    Ai përmendi edhe ditëlindjen e nënës së tij, për të cilën tha se e festoi dje, pasi në ditën e saj të lindjes, ra Luan Haradinaj.

    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt.

    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kreu homazhe në Kompleksin Memorial të Dukagjinit në Gllogjan të Deçanit.

    Ndërkaq, nga ora 13:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për Haradinajn në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!