×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 10:05

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimës të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar.

    Më pas, Policia thotë se i njëjti e ka cytur kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së viktimës, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka therë me thikë në kokë.

    Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!